NJOFTIM PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER SHKENCOR” NË FSHL, PËR VITIN AKADEMIK 2019 – 2020

1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”, kanë të drejtë të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore nga data 8.10.2019 – 11.10.2019. Të gjithë kandidatët që aplikojnë duhet të paraqesin pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin si më poshtë:

  • Diplomë ose fotokopje të saj të njëhsuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve.
  • Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopjen e tyre të njëhsuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor (DAR/ZA).
  • Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 5, të Udhëzimit të MASR Nr. 17, datë 30.07.2019.
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (karte identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  • Dy fotografi personale.
  • Mandat pagesën e aplikimit.

2. FSHL-ja shpall listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme si dhe në faqen elektronike zyrtare, brenda dates 22.10.2019.
3. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit në FSHL brenda 3 (tre) ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.
4. Regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues bëhet pranë sekretarisë mësimore nga data 28.10.201930.10.2019.
5. FSHL-ja shpall listat e kandidatëve të regjistruar në faqet elektronike zyrtare dhe në mjediset e saj brenda 31.10.2019.