Dr. Najada Quka
Departamenti i Edukimit dhe Shëndetit
Prof.Asc.Dr Najada Quka ёshtё diplomuar nё Akademinё e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi, sot Universiteti i Sporteve tё Tiranёs, me titull “Mёsues i Edukimit Fizik”, profilizuar nё Gjimnastikё (2003-2007), diplomё e ekuivalentuar me gradën “Master Shkencor”. Nё vitin 2009 ka mbaruar me sukses studimet “Master European” në fushën kërkimore shkencore “Aktiviteti Fizik dhe Shёndeti”, nё Romё. Pas diplomimit dhe përfundimit të studimeve në Romë, Prof.Asc.Dr Najada Quka ka eksperiencë 5 vjeçare si specialiste në Drejtorinë e Sportit, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2008-2013). Që nga viti 2013 e në vazhdim është pjesë e stafit akademik, me kohë të plotë, si Pedagoge në Departamentin e Edukimit dhe Shëndetit, Në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, pranë Universitetit të Sporteve. Në muajin korrik 2017, Najada Quka mbrojti me sukses gradёn shkencore “Doktor” nё fushёn e Shkencave Sportive, me rezulatet maksimal, me temë “Devijimet posturale dhe pёrmirёsimi i posturёs tek fёmijёt e grupmoshёs 10-13 vjeç”. Titullin Akademik “Profesor i Asocuar” e ka marrë më datë 01.06.2023. Më Tetor 2023 është emërtuar anëtare e Komisioni të Përhershëm të dhënies së Gradës Shkencore “Doktor” pranë FSHL.
.
Fusha e kёrkimёve shkencore tё saj ёshtё “Aktiviteti Fizik dhe Shёndeti”, duke u fokusuar mbi impaktin dhe rëndësinë që ka Aktiviteti Fizik në aspekte të ndryshme të jetës së brezave të rinj. Në mënyrë të veçantë, interes i është kushtuar sjelljeve motorike, zhvillimit dhe edukimit të tyre, drejtqëndrimit trupor etjer, si indikatorë domëthënës të perkorsos të zhvillimit human. Studimet e saj gjithmonë janë orientuar drejt evidentimeve dhe udhëzimeve teoriko-praktike me synim përmirësim e shqetësimeve apo nivele të zbuluara përgjtaë kërkimit shkencor si psh: evidentimi i efekteve pozitive tё ushtrimet fizike mbi drejtqëndrimin trupor tek fëmijët, faktorët që ndikojnë në ndryshimin e sjelljeve posturale duke u përqëndruar në edukimin korrekt tё saj. Nё kёtё linjё ёshtё realizuar me sukses edhe disertacioni i saj e cila pasohet me studime tё tjera shkencore mbi problemtika tё ndryshme nё fushёn e edukimit lёvizor, aplikimit tё lojёrave lёvizore nё tё nxёnё, në ndikimin që ka pesha trupore në veprimtari të ndryshme motorike, në rujtjen e ekuilibrit apo në drejqëndrimin postural etjer. Gjithashtu pjesё e studimeve ka qёnё dhe vazhdon tё jetё promovimi i vlerave edukative, mёsimore dhe zhvillimore e aktivitetit fizik duke nxitur kёshtu domosdoshmёrinё dhe rёndёsinё e jetёs aktive pa dallim moshe dhe gjinie. Interesi kёrkimor ёshtё nё drejtim tё evidentimit tё vlerave tё aktivitetit fizik nё edukimin e sjelljeve tё duhura motorike, nё edukimin e sjelljeve tё duhura posturale, nё pёrmirёsimin e sjelljeve dhe arritjeve akademike si edhe nё arritjen e plotshёndetshmёrisё.
Prof.Asc.Dr. Najada Quka nё gjithё eksperiencёn e saj si Lektore pranё FSHL ka mbuluar disa module nё tё dy ciklet e studimit ( Bachelor/Master i Shkencave Mësuesi) nё Fakultetin e Shkencave tё Lёvizjes, pёrkatёsisht si mё poshtё:
Sjellja Motore (Bachelor, Kursi III, FSHL, Pedagoge Moduli)
Didaktika e Edukimit Fizik dhe Sport (Bachelor, Kursi III, FSHL, Pedagoge Moduli)
Organizimi dhe Menaxhimi i Sportit (Bachelor, Kursi III, FSHL, Titullare Lende)
Edukim Lёvizor (Master i Shkencave Mësuesi , Kursi II, FSHL, Titullare Moduli)
Lojёra Lёvizore (Master i Shkencave Mësuesi, Kursi II, FSHL, Titullare Moduli)
Metodat e Mёsimdhёnies (Master i Shkencave Mësuesi, Kursi I, FSHL, Pedagoge Moduli)
Praktikё Pedagogjike nё Edukimin Shëndetsor (Master i Shkencave Mësuesi, Kursi II, FSHL, Pedagoge Moduli)
Praktikё Pedagogjike nё Edukimin Fizik (Master i Shkencave Mësuesi, Kursi I, FSHL, Pedagoge Moduli)
Prof.Asc.Dr. Najada Quka ka një larmi studimesh kërkimore shkencore si autore e parё dhe bashkёautore të paraqitura si botime shkencore apo te referuara ne simpoziume apo konferenca te ndryshme. Ajo është autore e parë apo bashkeautore e një sërë botime shkencore të publikuara nё revista tё ndryshme Kombëtare e Ndёrkombёtare, si dhe në revista prestigjoze të rankuara me index SCOPUS. Referimet e saj shkencore , të paraqitura nё Konferenca Kombёtare e Ndёrkombёtare, brёnda vendit dhe nё vendet e BE-sё, janё tё vazhdueshme si autore e parё edhe nё bashkёautorёsi.