Dr. Marsela Shehu
Departamenti i Edukimit dhe Shëndetit
Dr. Marsela Shehu është diplomuar për Psikologji në Universitetin e Veliko Tarnovo “St. St. Kiril dhe Metodij” në Bullgari, në vitin 2005, në të njëjtin vit ajo ndoqi një kualifikim profesional mbi mësimdhënien e lëndës së Psikologjisë në arsimin parauniversitar, në Bullgari. Në vitin 2008 ajo mbaroi me sukses Masterin Shkencor me drejtim Mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Në 26 Janar 2017 ajo mbrojti me sukses gradën shkencore “Doktor” në fushën Pedagogji, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu që prej vitit 2018 e në vazhdim, ajo është Anëtare e Urdhrit të Psikologut në RSH, si dhe Anëtare e KEVP pranë Urdhrit të Psikologut. Pas një eksperience dy vjeçare akademike si pedagoge me kohë të pjesshme në dy universitete të njohura të Shqipërisë, si Universiteti i Tiranës UT dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Marsela Shehu bëhet pjesë e stafit akademik me kohë të plotë në Universitetin e Sporteve të Tiranës, në vitin 2008. Aktualisht ajo është Lektore me kohë të plotë, pranë Departamentit të Shkencave Sociale dhe Edukimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes FSHL, për lëndët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve.
Fokusi i kërkimeve të saj shkencore lidhet kryesisht në fushën psiko-pedagogjike, të edukimit, konkretisht me problematika të caktuara në proçesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, ndikimit të përdorimit të teknologjisë që pasqyrohet qartë në performancën shkollore të nxënësit dhe jo vetëm. Hulumtimet shkencore të saj i referohen edhe fushës së Edukimit Fizik në veçanti dhe Aktivitetit Fizik në përgjithësi. Në këtë linjë disertacioni i saj lidhet me aspektet psikologjike dhe pedagogjike të jetës sendentare në moshën e adoleshencës dhe rëndësia e Aktivitetit Fizik në këtë moshë, fokusuar ndikimit që ka përdorimi i Internetit/teknologjisë dhe funksionet e tij në shëndetin fizik, psikologjik dhe marrëdhënieve sociale me të tjerë. Gjithashtu një pjesë e hulumtimeve të saj shkencore drejtohen edhe në fushën e psikologjisë së përgjithshme dhe atë të psikologjisë sportive, fokusuar në nevojën e liçensimit të psikologëve sportive në vendin tonë, por edhe çështje të tjera të fushës së psikologjisë me interes publik. Hulumtimet shkencore kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë kontribuese në interes të të interesuarve, bazuar në profilet e studimeve të saj, atë të edukimit, aktivitetit fizik, si dhe në fushën e psikologjisë.
Dr. Marsela Shehu është aktualisht titullare modulesh në të dy ciklet e studimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, përkatësisht në modulet e mëposhtme:
Gjithashtu ajo është edhe titullare moduli edhe në dy Fakultetet pranë UST-së, si në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacion, FVFR, dhe Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit.
Dr. Marsela Shehu është autore e parë dhe bashkëautore e disa botimeve shkencore në revista ndërkombëtare shkencore brenda vendit, si dhe në vendet e BE-së. Gjithashtu ajo ka mbajtur disa referime shkencore në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si brenda vendit ashtu edhe në vendet e BE-së, individualisht si dhe në bashkëautorsi.
Shehu, M. (2019). “The new generation of physical education teacher”. (International Conference in Sports Science, Albania “Toward the Future” ICSS2019, ISBN: 978 – 9928 – 303 – 14 – 1; Dhjetor 2019, Tiranë, Shqipëri, (Oral Presentation).
Shehu, M & Muka, R. (2020). “Reflektim mbi përparësitë dhe mangësitë e mësimit online kundrejt mësimit në auditor.” Konferencë Kombëtare Shkencore “E ardhmja e Europës dhe Kurrikula e Studimeve Kulturore në Biznes në kuadër të proçesit të Bologës”. ISBN: 1978 – 9928 – 4623 – 1 – 2, Kolegji Universitar Wisdom; 4 – 5 Nëntor 2020, Tiranë, Shqipëri (Oral Presentation).
Shehu, M. & Muka, R. (2020). “The student’s perceptions of online learning versus classroom learning. (Case study)” at the Final Conference of TEAVET Project under Erasmus Plus Programme KA2 CB “Developing Teacher Competences for a Comprehensive Vet System in Albania”. ISBN: 9-789928-461322, Paper ID 27, Conference Proceeding Book, ISBN: 978-84-18490-10-1, Publisher: Servicio de Publicaciones. Universidad de León, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, 10-11 Nëntor 2020, Vlorë, Shqipëri (Online Oral Presentation)
Shehu, M. & Dode, E. (2020). “Online learning and student’s motivation to increase self-efficacy” at the 29th International Scientific Conference KNOWLEDGE IN PRACTICE”, organizuar nga Institute of Knowledge Management, Skopje, Macedonia, në Bansko Bulgaria. (Online Oral Presentation) http://www.ikm.mk/ojs/index.php/KIJ/article/view/4726 (Online Oral Presentation).
Shehu, M. (2021). “The Impact of the Pandemic Covid-19 on the Student’s Learning Process”” at the 25th International Scientific Conference “Ideas and Research on Recent Issues” në Universitetin e Southern California , Proceedings Book ISBN 978-1-68564-825-1, 245 – 250 pp, më 17-18 Shtator 2021. (Online Oral Presentation).
Shehu, M. & Aliaj, B. (2022). “The profile of sports phycologist” at the 7th International Balkan Conference in Sport Sciences, ne Universitetin e Tetovës, Fakulteti i Edukimit Fizik, ISBN: 978-608-217-101-2, Abstrakt Nr. 91, 18-19 Maj 2022, Tetovë, Maqedoni. (Oral Presentation).
Shehu, M. Quka, N. Selenica, R (2022). “Qëndrimet e studentëve mbi “e-learning” dhe mësimin online gjatë dhe post situates pandemike dhe përfshirjen e kësaj metodologjie në kurrikulat universitare”. Konferencë e Irë Ndërkombëtare “The Challenges of Scientific Research in Applied Psychology and Education”. Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Edukimit Fizik, ISBN: 978-9928-321-47-3, Abstrakt Nr. 95, 96, 03 Qershor 2022, Elbasan, Albania. (Oral Presentation).
Shehu, M. (2022). “The Importance of Parental Involvement in the Pre-University System during and after the Pandemic Covid-19”, at the 31st International Conference on Multidisciplinary Studies “Recent Ideas and Research” ICMS XXVIII. Universitet i Luxembourg; ISBN 978-1-915312-05-1, Abstrakt Nr. 43, 18 – 19 Nëntor 2022, Luxembourg. (Online Oral Presentation).
Shehu, M. & Dode, E. (2020). “Online learning and student’s motivation to increase self-efficacy” Knowledge International Journal, Vol. 43, No. 2, 317 – 321pp. ISSN: 1857-923X (Printed) ISSN: 2545- 4439 (Online).
Shehu, M. (2021). The Impact of the Pandemic Covid-19 on the Student’s Learning Process. European Journal of Social Science Education and Research, Vol. 8, Issue 3, ISSN 2411-9563 (Print) ISSN 2312-8429 (Online), 97 – 102pp.
Shehu, M. (2022). “The Importance of Parental Involvement in the Pre-University System during and after the Pandemic Covid-19”, European Journal of Multidisciplinary Studies, January – June 2023 Vol. 8 Issue 1, ISSN 2414-8385 (Online) ISSN 2414-8377 (Print), 30 – 36pp.