Dr. Blerina Aliaj
Departamenti i Edukimit dhe Shëndetit
Dr. Blerina Aliaj ka përfunduar Bachelorin pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë në vitin 2008. Në vitin 2010 ajo ka përfunduar Masterin Shkencor në fushën e Psikologjisë Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë Ajo nisi punën si Pedagoge e Jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë në vitet 2011-2013. Ajo ka punuar si terapiste/ psikologe pranë Qendrës Rajonale për Autizmin në trajtimin e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit. Në vitet 2012-2018 ajo ka përfunduar studimet doktorale në fushën Psikologji/Pedagogji pranë Universitetit Europian të Tiranës. Eksperiencat e saj të punës kanë qenë kyesisht në mësimdhënie duke u angazhuar në universitete të ndryshme. Që prej vitit 2019 e në vazhdim ajo punon si lektore në Universitetin e Sporteve të Tiranës, Departamenti i Edukimit dhe Shëndetit duke mbuluar modulet Psikologji Sportive në Masterin Shkencor, Psikologji Zhvillimi, Arsimi Gjithpërfshirës në Masterin Shkencor në Mësuesi dhe modulin Psikologji në Bachelor.
Interesi kërkimor lidhet me Psikologjinë, veçanërisht ndikimin e sportit/ aktivitetit fizik në përmirësimin e aspekteve të ndryshme psikologjike të sportistëve dhe ndikimi që kanë përmirësimi i aspekteve të ndryshme psikologjike në rezultatet e tyre sportive. Fushë interesi është gjithashtu edhe ndikimi i aktivitetit fizik në përmirësimin fizik, konjitiv dhe social tek fëmijët duke bërë të mundur kështu lidhjen e kërimit shkencor me mësimdhënien, për të pasuruar pjesën teorike me rezultatet konkrete të dala nga studimet.
Master Profesional
Master Shkencor